Fotografia e paraqitur të enjten në Parlamentin e Kosovës nga deputetja Flora Brovina, që sipas saj tregonte dhunimin e një vajze kosovare nga ushtarët serbë, ka gjasa të mos jetë e vërtetë. Sipas mediave kosovare, fotoja mund të gjendet në internet, në një faqe irakene për filma pornografikë. Sipas burimeve, fotoja është sekuencë e një filmi për të rritur të xhiruar në Irak e që portretizon një dhunim të kryer nga ushtarët amerikanë. Gazeta “Express” në edicionin “ON LLAJN” shkruan se ka siguruar edhe filmin në fjalë. Por deputetja Brovina, e cila është thirrur nga prokuroria për të dhënë sqarime, ka deklaruar në një televizion lokal se fotoja është reale dhe se madje e njeh vajzën që ka rënë pre e dhunimit. /ABC news Albania 24/7
Fotoja e Brovinës e rreme? Mediat: E marrë nga një faqe interneti irakene
schedule22:34 - 16 Maj, 2019
schedule 22:34 - 16 Maj, 2019