Temperatura deri në 40 gradë, çfarë surprizash do na sjellë moti sot

schedule07:49 - 22 Korrik, 2022

schedule 07:49 - 22 Korrik, 2022

Territori shqiptar është përfshirë nga i nxehti afrikan, duke bërë që temperaturat shumë të larta të mbizotërojnë në shtrirjen perëndimore, por  gjithashtu edhe në qytetet e zonës malore. Përsa i përket kushteve atmosferike kthjellimet do të dominojnë pjesën më të madhe të vendit tonë. Sipas MeteoAlb, vranësirat e lehta dhe kalimtare priten të jenë prezente në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 40°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës po përjeton temperatura të larta në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 15°C mëngjesi në qytetin e Mitrovicës deri në 35°C mesdita në qytetin e Gjakovës. Moti do të vijoj të jetë kryesisht i kthjellët në Kosovë dhe me kalime të lehta të vranësirave.

Maqedonia e Veriut

I nxehti afrikan po sjell temperatura shumë të larta në Europën Juglindore duke bërë që dhe territori i MV të dominohet nga temperaturat e larta, KU priten maksimalet në orët e mesditë deri në 37°C në qytetin e Shkupit. Parashikohet që zonat Veriperëndimore të jenë përgjatë gjithë 24-orëshit me kthjellime, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të ketë dhe kalime vranësirash.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore dhe Jugore do të dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të lehta të vranësirave. Ndërsa pjesërisht Europa qendrore, Britania e madhe dhe gadishulli Skandinav do të kenë herë pas here rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Temperaturat shumë të larta do të vijojnë te jenë prezente në pjesën më të madhe të kontinentit Europian.