Zgjodhi kalimin te Juventusi, Bremer ka disa fjalë për largimin nga Torino

schedule18:20 - 20 Korrik, 2022

schedule 18:20 - 20 Korrik, 2022

Gleison Bremer zgjodhi Juventusin si destinacionin e radhës për të vazhduar karrierën e tij futbollistike, teksa vetëm pak orë më parë kaloi me sukses edhe vizitat mjekësore, me zyrtarizimin që pritet të bëhet së shpejti.

Por mbrojtësi ka disa fjalë edhe për skuadrën “granada” pas vendimit për t’u larguar nga torinezët. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale braziliani ka falenderuar të gjithë, teksa ka theksuar se tashmë do të jetë një tifoz më shumë i Torinos.

“Të dashur tifozë të Torinos, ka ardhur koha për të thënë lamtumirë… . Ishin 4 vite shumë intensive, fillimisht të përbëra nga momente të vështira, lot dhe shumë punë për të arritur të pushtoj hapësirën time duke punuar dhe luftuar.

Arrita në Torino si djalë i vogël dhe ky ekip më shoqëroi duke më bërë ky që jam sot. Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rritjes sime jo vetëm si lojtar por mbi të gjitha si njeri

Do t’ju mbaj në zemër të gjithëve. Dhe një gjë është e sigurt , kudo që të shkoj do të keni gjithmonë një tifoz në më shumë”, ka shkruar Bremer. /f.a/abcnews.al