Sëmundja e “tradhton”, detajet që i shpëtuan të gjithëve nga vizita e Putinit në Iran

schedule11:29 - 20 Korrik, 2022

schedule 11:29 - 20 Korrik, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin, vizitoi të martën Iranin. Ky ishte edhe udhëtimi i dytë jashtë vendit që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Fillimisht presidenti Putin u takua me presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan në Teheran. Po ashtu ai u takua edhe me liderin suprem të Iranit, Ajatollah Khamenei.

Por mediat kanë kapur detaje që duket se i kanë shpëtuar të gjithëve. Vëmendja është përqendruar tek lëvizjet e Putinit. Në një video të publikuar të Daily Mail, shfaqet Putin duke zbritur nga avioni n aeroportin e Teheranit.

Sapo Putini zbriti nga avioni dhe iu afrua komitetit të pritjes për të përshëndetur, ai u vëzhgua nga afër nga truprojat e tij. Gjatë bisedës Putini ka zbërthyer xhaketën dhe sapo ka nisur të ecë drejt limuzinës së zezë, sigurimi e ka rrethuar nga të gjitha anët.

Në momentin kur dera hapet dhe Putini fillon të futet në makinë, truproja i bllokon pamjen presidentit rus, por në një moment shumë të shkurtër shihet se presidenti rus ka hyrë në makinë pa xhaketë.

Lexo edhe: SHBA-të me arabët, rusët me persët, bota po ndahet më dysh: Putini viziton sot Iranin

Gjithashtu është vënë re se Putin ka pasur edhe vështirësi në ecje. Nuk është hera e parë që daljet publike të Putinit kanë ngritur pikëpyetje mbi shëndetin e tij dhe ai shpesh është parë duke u dridhur, duke u mbajtur pas objekteve të ndryshme për t’u mbështetur.

Rikujtojmë se inteligjenca perëndimore beson se personaliteti i Vladimir Putin ka ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë pesë viteve të fundit, me liderin 69-vjeçar rus që shfaq sjellje paranoike, të cilat janë mjaft të dukshme.

Putini ‘po vuan nga tërbimi roid nga trajtimi me steroide për kancerin’: spiunët perëndimorë besojnë se sjellja e tij ‘gjithnjë e më e çrregullt’, pamja e fryrës dhe distancimi absurd shoqëror për vizitorët është rezultat i trajtimit mjekësor, shkruante dikur Daily Mail.

Burimet e inteligjencës thonë se Vladimir Putin mund të jetë duke vuajtur nga kanceri, sëmundja e parkinsonit ose demenca. ‘Fytyra dhe qafa e fryrë’ e despotit 69-vjeçar mund të jenë efekte anësore të mundshme të përdorimit të zgjatur të steroideve.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!