Moti – E enjte, 16 Maj 2019

schedule08:00 - 16 Maj, 2019

schedule 08:00 - 16 Maj, 2019

 Europa qendrore,Gadishulli Skandinav, Britania e Madhe dhe Evropa Jugperëndimore vijojnë të mbeten nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, KU kthjellimet paraqiten dominante. Ndërsa vranësira të dendura dhe reshje shiu paraqiten në Verilindje dhe Juglindje të kontinentit.

 Sipas MeteoAlb: VIJON ndikimi i masave ajrore të lagështa nga jugperëndimi duke diktuar kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri në mesditë, KUR pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar shira herë pas here në formë shtrëngatash. POR orët e natës sjellin përmirësim të kushteve atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes ndërsa mesdita ruan vlera kostante duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 6°C zonat malore deri në 23°C zonat e ulët.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 28 km/h kryesisht nga drejtimi perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.