Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes mesazh ngushëllimi ministres Xhaçka për 2 ushtarakët

schedule20:31 - 15 Maj, 2019

schedule 20:31 - 15 Maj, 2019

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, i ka dërguar mesazh ngushëllues ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, ku i shpreh ngushëllimet për  Nënëtetarës Hasanaj dhe Major Tanushit, të cilët ranë dëshmorë të atëdheut gjatë një misioni në Letoni.

Në mesazhin drejtuar Ministres Xhaçka, sekretari Shanahan shkruan: Pranoni ngushëllimet e mia të thella për vdekjen tragjike të nëntetare Hasanajt dhe major Tanushit Mbajmë zi për humbjen e tyre dhe ndajmë dhimbjen me Shqipërinë. Humbja e tyre, një kujtesë e dhimbshme për  rrezikun me të cilin përballen ushtarët tanë ndërsa mbrojnë larine. Ngushëllimet më të thella familjeve të Nëntetares Hasanaj dhe Major Tanushit. I urojmë shërim të shpejtë Rreshter Kapajt. Vlerësojmë aleancën tuaj dhe nderojmë kujtimin e heronjve tuaj të rënë. /ABC News Albania 24



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!