A fshihet Rusia pas sulmit kibernetik? Përgjigjet Rama

schedule13:26 - 19 Korrik, 2022

schedule 13:26 - 19 Korrik, 2022

Kryeministri Rama është pyetur në Bruksel nëse ishte Rusia ajo që na sulmoi pas sulmit kibernetik që vijon prej të dielës. Rama tha se nuk ka asnjë provë për këtë dhe nuk mund të japë një përgjigje.

Rama: Unë nuk mund të them nëse ishte apo jo Rusia pjesë e kësaj loje. Por është një histori shumë e shpifur e  trafikut të organeve u nxit nga Rusia dhe jo nga dikush tjetër dhe nga zëdhënsa rusë. Prandaj çfarë thash dhe çfarë mund të them sërish është se duke parë akuzat, nuk ka asnjë provë për trafik organesh dhe siç e dini kjo gjykatë speciale është ngritur bazuar mbi këtë raport. Është një raport plot me gjepura që ka sjellë në jetë këtë Gjykatë Speciale. Janë bërë shumë hetime të pavarura për këtë në Shqipëri dhe Kosovë dhe nuk kanë sjellë asnjë provë për këtë akuzë.

Kryeministri theksoi se ajo që kërkojmë tani është që t’i themi botës që kjo ishte një maskaradë, nëpërmjet një sasie të pallogaritshme balte hedhur ndaj një shtetit të pavarur siç është Kosova dhe të gjithë luftës çlirimtare.

Rama: Nuk është akuzë, janë fakte dhe nuk ka asnjë provë të kushedi se sa hetimeve që ka pasur trafikim të organeve njerëzore të organizuar nga udhëheqja e UÇK që ka qenë viktimë e një sulmi të organizuar në të gjithë botën. Kjo ka të bëjë me një faqe turpi të Këshillit të Evropës dhe KE duhet të gjejë kurajon dhe të dalë përballë e të thotë “më falni.”

Në përfundim Rama shtoi se Shqipëria asnjëherë nuk ka për tu dorëzuar përkundrejt idesë se ne jemi të vegjël dhe duhet të trajtohemi si të tillë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!