Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

8 orë në SPAK, zbardhet dëshmia e ish-ministrit Beqaj: Kam zbatuar detyrimet sipas ligjit për dhënien e koncesionit

schedule12:21 - 19 Korrik, 2022

schedule 12:21 - 19 Korrik, 2022

Një ditë pas marrjes në pyetje të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, mësohet qëndrimi i tij përpara dy prokurorëve Ened Nakuçi dhe Edvin Kondoli.

Përpara tyre Beqaj ka sqaruar se “ka zbatuar të gjitha detyrimet për aq sa i lejon ligji për dhënien e koncesionit”. Sipas tij koncesioni është dhënë kundrejt të gjitha procedurave ligjore.

I pyetur për lidhjen që ka me biznesmenin që fitoi tenderin me vlerë 100 mln dollarë për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale, Beqaj mohoi  të ketë njohje apo lidhje shoqërore me të.

Lexo edhe: Ilir Beqaj del pas 8 orësh nga SPAK: Nuk i druhem përgjegjësisë penale

Hetuesit konfirmojnë se Beqaj ka dhënë dëshmi si person që ka dijeni për dhënien e koncesionit dhe ndaj tij deri më tani, nuk është regjistruar ndonjë procedim penal apo hetim.

Beqaj u mor në pyetje një ditë më parë, ku qëndroi për më shumë se 9 orë në SPAK.

Hetimi për sterilizimin nisi 3 vite më parë pas kallëzimit të nismës “Thurje” për akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe shkeljes së pabarazisë në tendera për këtë çështje në pyetje deri më tani janë marrë rreth 20 persona mes të cilëve ish-ministri Shëndetësisë, mjekë, dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave si dhe zyrtarë të tjerë të ministrisë./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!