Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës pretendon se ka vrarë rreth 38.550 rusë që nga 24 shkurti, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, sipas The Guardian.
Sipas informacioneve, forcat ukrainase kanë shkatërruar 1,691 tanke, 3,892 automjete të blinduara luftarake, 851 sisteme artilerie, 248 sisteme raketash të shumëfishta, 113 sisteme mbrojtëse. Forcat ukrainase kanë shkatërruar gjithashtu 188 helikopterë, 220 aeroplanë dhe 693 dronë.
Pretendimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.
/abcnews.al