Universiteti “Western BalkansUniversity”, institucioni më i ri në fushën e arsimit të lartë në Tiranë do të hapë dyert vitin e ardhshëm akademik për të gjithë të rinjtë e apasionuar pas mjekësisë, shkencave teknike mjeksore, teknologjisë dhe inovacionit.
“Western Balkans” do të ofrojë programe të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë të studimit, ndërsa mësimi do të zhvillohet tërësisht në gjuhën angleze.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, dekania e Fakultetit të Teknologjisë dhe Informacionit, Albana Halili ndau disa nga veçantitë e këtij universiteti krahasuar me ata publike.
Ajo theksoi se në këtë fakultet kemi programin e shkencave kompjuterike dhe inteligjencën artificiale, e cila sot është ndër teknologjitë e fundit që përdoret dhe në mjekësi përveç se në fusha të tjera.
“Është i fokusuar te shkencat mjekësore. Shumë shpejt do të ketë edhe mjekësi. Por aktualisht është i fokusuar te shkencat mjekësore siç janë infermieria, fizioterapi, mami, teknik imazherie apo edhe laborant teknik mjekësor. Përveç kësaj kemi edhe programin 5-vjeçar të integruar që është stamotologjia. Kuptohet që përveç fokusit që ka te shkencat mjekësore, unë dua të theksojë edhe faktin, kemi edhe pjesën e teknologjisë, e cila është përsëri në shërbim të shkencave mjekësore. Normalisht në këtë fakultet kemi programin e shkencave kompjuterike dhe inteligjencë artificiale, e cila sot është ndër teknologjitë e fundit që përdoret dhe në mjekësi përveç se në fusha të tjera. Po përveç kësaj, do të ofrojmë sivjet edhe programin e bioteknologjisë. Ndryshe nga programet që ofrohet në universitetet publike, te ne do të jetë më shumë i fokusuar në fushën mjekësore, sidomos në vitin e tretë ne do të integrojmë biomaterialet, pra të gjitha materialet që përdoren në laborator për t’u implantuar në trupin e njëriut dhe kur këto materiale shoqërohen dhe me qeliza në laborator, testohen, krijohen ato që quhen inde artificial. Kështu që fokusi jonë, ndryshe nga ajo që ofrohet në Shqipëri dhe duke shtuar atë që vizioni i universitetit është në fushat mjekësore, ne e kemi në këtë drejtim. Studentët tanë do të kenë mundësinë që të kenë të tilla lëndë. Do të kenë laboratore të sofistikuar për këtë fushë, pra për të punuar me qelizat indore. Edhe gjithashtu kemi futur lëndë mjekësore siç është nanomjekësia, bionanoteknologjia. Pra, po përpiqemi t’i përshtatemi trendit të sotëm nga ana teknologjike”, tha dekania.
Më tej, ajo zbuloi se disa nga kriteret bazë për pranimin në këtë universitet janë anglishtja dhe mesatarja e lartë.
Sipas Halilit, kandidatët kanë kaluar në disa faza përzgjedhje dhe janë zgjedhur studentë vërtetë të mirë, të cilët e kanë edhe dëshirë degën që kanë vendosur për të studiuar.
“Mësimdhënien së pari ne do ta kemi në anglisht. Kështu që çdo student te ne që do vazhdojë studimet, e ka rrugën të hapur për të vazhduar studimet edhe jashtë vendit. Pasi kemi pasur raste të tilla plotë, kanë dashur të shkojnë për bachelor jashtë dhe pasi kanë marrë vesh që është hapur, kanë thënë që unë po vazhdoj këtu. Anglishtja është kriteri kryesor dhe përveç kësaj kemi ofruar edhe bursa për studentë ekselentë. Kështu që në çdo program studimi, kandidatët kanë kaluar në disa faza përzgjedhje, duke pasur parasysh edhe eksperiencën që ata kanë pasur. Janë zgjedhur studentë vërtetë të mirë, të cilët e kanë edhe dëshirë degën që kanë zgjedhur për të studiuar. Patjetër që është edhe mesatarja. Kërkesat që kemi pasur deri tani janë mbi 9. Kërkesat janë nga studentë me të vërtetë cilësor”, shtoi ajo./abcnews.al