Von der Leyen i drejtohet personalisht Ramës dhe Kovaçevskit: Keni treguar kaq shumë lidership

schedule09:10 - 19 Korrik, 2022

schedule 09:10 - 19 Korrik, 2022

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka thënë se ekipet negociuese dob të fillojnë punën menjëherë pas konferencës së parë ndërqeveritare.

Ajo vlerësoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski për lidershipin e tyre.

“Së pari mbi negociatat. Pas konferencës Komisioni dhe ekipet negociouese do fillojnë punën sot. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mësojnë detyrimet, mbi marrëveshjet dhe traktatet europiane.

Ne do vazhdojmë të jemi më afër në fusha kyçe. P.sh Shqipëria do bashkohet në mekanizmin e mbrojtjes civile europiane. BE është aty për ta mbështetur sa herë të ketë nevojë.

Maqedonia e Veriut do shqyrtojë me ne marrëveshjen Frontex. Dimitar, keni mbëshetjen time. Ligjet do përkthehen në gjuhën maqedonase.

Përfitimet do të vijojnë teksa vijoni drejt BE. Do ketë rritje të investimeve, në energji trasnport. Do maksimizoni impaktin e fondeve të BE. Për këtë keni pritur dhe punuar kaq shumë .

I dashur Edi, i dashur kryeministër Kovaçeveski. Keni treguar kaq shumë lidership, vizion. Durim strategjik me sasi të mëdha. Në sulmin brutal rus ju keni treguar bashkimin tuaj me vlerat europiane.

Populli shqiptar dhe ai i Maqedonisë së Veriut e meriton dhe ne të gjithë do të jemi bashkë kur do të presim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si të barabartë në BE”, tha presidentja. /abcnews.al