16 Maji ditë zie kombëtare

schedule16:34 - 15 Maj, 2019

schedule 16:34 - 15 Maj, 2019

Dita e enjte është shpallur ditë zie kombëtare nga Këshilli i Ministrave në nder të majorit Klodian Tanushi, i cili ra në ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni.

Nesër në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë. Gjithashtu, Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin “Dëshmor i Atdheut”.

Homazhet në nder të ti do të zhvillohen në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, nga ora 10:00-12:00. Më pas, po në mjediset e Muzeut, do të mbahet ceremonia shtetërore në nder major Klodian Tanushit, përpara se të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve./abcnews.al