Shqipëria
Mbeten masat ajrore me origjinë nga Afrika prezente duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe të nxehtë, ku qytetet më të nxehta do të jenë Elbasani dhe Gjirokastra. Sipas MeteoAlb, pritet që në orët e pasdites do të ketë kalime të lehta vranësirash, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore veriore dhe verilindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 2 ballë.
Kosova
Kosova mbetet në ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku kthjellimet do të mbizotërojnë gjatë paradites në pothuajse gjithë vendin. Ndërsa orët vijuese sjellin here pas here kalime të pakta vranësirash. Temperaturat e ajrit vijojnë të rriten dita ditës në Kosovë.
Maqedonia e Veriut
Paraditja parashikohet të vijoj të jetë në dominimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e MV. Ndërsa pas mesdite do të ketë kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Jugperëndimore.
Rajoni dhe Europa
Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij do të mbizotërohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant. Temperatura ekstremisht të larta do të përjetojnë Gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe pjesërisht Europa qendrore. Ndërsa; vranësira të dendura, rrebeshe shiu si dhe stuhi të forta ere do të përjetojë Europa Lindore./Abcnews.al/