Lëvizjet e mëdha në inteligjencën ukrainase, a do të ofrojë ende informacion SHBA?

schedule02:00 - 19 Korrik, 2022

schedule 02:00 - 19 Korrik, 2022

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë informacione për inteligjencën e Ukrainës pas ndryshimeve të fundit të personelit në rrethin e brendshëm të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, tha të hënën Departamenti i Shtetit i SHBA.

Zelensky shkarkoi mikun e tij të fëmijërisë si kreu i shërbimit të sigurisë të Ukrainës dhe një aleate tjetër të ngushtë si kryeprokurore, në spastrimin më të madh të brendshëm të Kievit nga fillimi, duke përmendur dështimin e tyre për të pikasur spiunët rusë, raporton Reuters.

Zelensky pranoi se dy aleatët e tij – shefi i shërbimit të sigurisë SBU Ivan Bakanov dhe prokurorja e përgjithshme Iryna Venediktova – kishin dështuar të diktonin dhe largonin tradhtarët në organizatat e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!