Nesër konferenca e parë ndërqeveritare, Kovaçevski udhëheq delegacionin e Maqedonisë në Bruksel

schedule17:10 - 18 Korrik, 2022

schedule 17:10 - 18 Korrik, 2022

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski do të udhëheqë delegacionin zyrtar në Bruksel, që do të marrë pjesë në Këshillin e Bashkimit Evropian në konferencën e parë ndërqeveritare të planifikuar për nesër, më 19 korrik.

Kjo konferencë ndërqeveritare është me rëndësi historike për Republikën e Maqedonisë së Veriut sepse shënon fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë të vendit në BE.

Sipas agjendës së publikuan nga mediat fqinje, Kryeministri Kovaçevski, së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nesër pritet të takohen me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në kuadër të vizitës historike në Bruksel, për nesër është paralajmëruar edhe drekë pune e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski me Komisionerin Evropian për zgjerim dhe politika të fqinjësisë së mirë Oliver Varhei, ku do të marrin pjesë të dy delegacionet.

Si pjesë e delegacionit zyrtar qeveritar në Bruksel do të udhëtojnë edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, si dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe Ministri i i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti dhe përfaqësues të tjerë të lartë të Qeverisë.