Sytë kafe të vajzës i ngritën dyshimet babait, historia tronditëse e çiftit britanik: Çfarë zbuloi testi i ADN-së?

schedule16:42 - 18 Korrik, 2022

schedule 16:42 - 18 Korrik, 2022

Sytë kafe të fëmijës detyruan babain të merrte vendimin për të bërë testin e ADN-së, ndërkohë që gruaja e tij përpiqej ta bindte se nuk e kishte tradhtuar kurrë.

Një histori e pabesueshme është ndarë nga një nënë 29-vjeçare nga Mbretëria e Bashkuar në Reddit. Një histori që duket si një roman i shkruar mirë.

Nëna fillimisht u dëshpërua kur zbuloi se i shoqi kishte shkuar dhe kishte bërë një test ADN-je. Ajo e kishte parë atë të ishte disi i largët dhe i ftohtë me vajzën e tyre dhe kështu filloi të kërkonte për të parë se çfarë po ndodhte…

“Nuk mund të ndalem së qari. Unë kurrë nuk e kam tradhtuar. E dua burrin tim, jemi bashkë që në fakultet dhe ai është dashuria e jetës sime, është i pashëm dhe i sjellshëm. Kam fjetur me dy të tjerë, por kjo ka ndodhur përpara se të lidheshim bashkë”, ka shkruar ajo në Reddit duke kërkuar këshilla.

“ Nuk ka asnjë baba tjetër të mundshëm për vajzën tonë. Ne ishim të martuar tashmë dhe në mënyrë aktive po përpiqeshim të kishim një fëmijë. Kurrë nuk e tradhtova, nuk do ta tradhtoja kurrë dhe nuk e di pse ai bëri atë test. Dhe tani ajo mendon se ai nuk është babai i saj. Nuk di si ta bind se ishte një test i gabuar dhe jam shumë e frikësuar”, rrëfen ajo.

Burri i saj vendosi të bënte testin e atësisë kur pa se vogëlushja kishte sy kafe, ndërsa ai dhe gruaja e tij i kishin blu.

Por historia më pas u bë edhe më e komplikuar. 29-vjeçarja pas një sërë analizash ka zbuluar se nuk është as nëna biologjike e fëmijës. Me sa duket, materniteti u kishte dhënë një foshnjë tjetër.

“ Nuk e di si ndodhi kjo…Një polic erdhi në shtëpinë tonë dhe na mori deklaratat. Po padisim spitalin ku linda. Nuk e di se çfarë ka ndodhur me fëmijën tim, është shumë e frikshme. Nga njëra anë kam frikë se mos ma marrin fëmijën, por në të njëjtën kohë dua të di se ku është vajza ime biologjike dhe nëse është mirë. I lutem Zotit që është mirë”, tregon e reja. /abcnews.al