Pesë persona është bilanci i aksidentit tragjik në Shkup ku një automjet i tipit Reno ka humbur drejtimin duke dalë nga rruga, dhe më pas është përplasur me një kamion. Tre nga viktimat kanë ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa dy të tjerët pak pas mbërritjes në spital.
Vetura e tipit “Reno 5” ua morri jetën 5 personave, në aksidentin e mbrëmshëm që ndodhi në Dreçevë të Shkupit. Mes 5 personave që kanë humbur jetën ishte edhe polici Jovançe Llazarevski, i cili drejtonte automjetin. Aksidenti ka ndodhur rreth mesnatës, e në vendngjarje janë konstatuar vdekjet e 3 personave, kurse dy të tjerë kanë ndërruar jetë rrugës për në spital.
Prokurori kujdestar mbrëmë doli në vendngjarje, por arsyet se si vetura Reno ka përfunduar në anën e kundërt të rrugës ku edhe është përplasur me kamionin, ende nuk dihen./ABC News Albania 27/7