Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Denisa Gjezo ka qenë e ftuar sot në “Abc e Mëngjesit”. Ajo ka folur për gjithçka, nga muzika, jeta private deri te projektet e reja.
Ndër të tjera, Denisa u shpreh se dikur këngëtaret e muzikës së lehtë e kanë shpërfillur, ndërkohë sot ato vetë këndojnë këngë popullore.
“Mos ndoshta kanë filluar i pëlqen muzika popullore se deri dje e shanin. Kur këndonim ne muzikë popullore dikur, këto këngëtaret e muzikës së lehtë të shikonin me një shpërfillje. Domethënë, nuk i flas unë kësaj se është e muzikës popullore. Ka qenë ky paragjykim, kurse tani vdesin. Edhe kur janë nëpër clube, ku di unë mbrëmjet e veta sa vihet popullorja hidhen përpjetë. Ndoshta ka filluar edhe ju pëlqen, se di.
Më ka ndodhur kur kam qenë e vogël më kanë parë me shpërfillje, tani jo më”, u shpreh ajo./acnews.al