Ditën e sotme do të mblidhet Komisioni i Reformës Territoriale.
Mbledhja pritet të fillojë në orën 09:00 dhe pritet miratimi i procesverbalit të datës 29 qershor.
Në seancën dëgjimore ditën e sotme do të ketë përfaqësues nga ministria e Brendshme, ku do të jetë e pranishme zv.ministrja Romina Kuko si dhe Enea Hoti, Drejtor i Përgjithshëm Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV). Në seancë dëgjimore do të jenë edhe përfaqësues nga organizata e shoqërisë civile.
Ora 09:00
RENDI I DITËS:
1. Miratimi i procesverbalit të datë 29.06.2022
2. Seancë dëgjimore me përfaqësues nga Ministria e Brendshme dhe institucionet e varësisë që kanë lidhje me çështjen.Ministria e Brendshme
Romina Kuko – Zv.Ministër
Enea Hoti – Drejtor i Përgjithshëm Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV)
Ora 11.00
RENDI I DITËS:
1. Seancë dëgjimore me përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile.
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (s’kanë konfirmuar)
Partners Albania (ndodhen jashtë me shërbim)
Shoqata “Sonce”
Vasil Sterjovski,
Kryetar i shoqatës maqedonase “SONCE”
Etmond Osmani,
Zv/Kryetar i shoqatës maqedonase “MOST”
/Abcnews.al/