Scholz: BE antitezë ndaj imperializmit dhe autokracisë, prandaj e shqetëson Putinin

schedule05:30 - 18 Korrik, 2022

schedule 05:30 - 18 Korrik, 2022

Kancelari gjerman Olaf Scholz po bën fushatë për një Bashkim Europian më të fortë dhe gjeopolitikisht përballë pushtimit rus të Ukrainës.

Në një shkrim për gazetën Frankfurter Allegemeine Zeitung, lideri gjerman i bëri thirrje bllokut të mbyllë radhët e tij në të gjitha fushat në të cilat vendet anëtare janë ndarë deri më tani, nga politika e migracionit deri te zhvillimi i një mbrojtjeje të përbashkët evropiane.

Scholz tha se qeveria e tij do të bënte sugjerime konkrete në muajt e ardhshëm për ta arritur këtë, raporton Al Jazeera.

Sipas liderit gjerman, BE-ja është një antitezë e gjallë ndaj imperializmit dhe autokracisë, prandaj është një shqetësim për sundimtarët si presidenti rus Vladimir Putin. /abcnews.al