Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në kufi me Shqipërinë ekspozohen makinat “antike”

schedule04:46 - 18 Korrik, 2022

schedule 04:46 - 18 Korrik, 2022

Në këtë fundjavë verore, të apasionuarit pas makinave janë bërë bashkë. Mjete historike, pjesë e Koleksionit Retro kanë zbritur për herë të parë në fshatin Sukobinë në kufi me Malin e Zi.

I apasionuar pas makinave retro, Anton Kastrati nga Ulqin thotë se ka shumë dëshirë të ketë një makinë të tillë.

“Unë jam old timer, 74 vjec. Prej të gjitha makinave do merrja Fiqon se është e kohës sime se ka qënë më e përdorshmja”, thotë ai.

Është viti i 14-të, që të apasionuarit pas makinave të vjetra, janë mbledhur në fshatin Sukobinë të Malit të zi, në kufi me vendin tonë.

Valentin Margjokiq, pronari i një Volvoje, prodhimi i vitit 1959, tregon se ka vështirësi ta mbajë pasi nuk gjenden pjesë këmbimi.

“Kjo Volvo është e prodhuar në vitin 1959, unë e kam blerë nga pronari i pare, i cili fatkeqësisht dy ditë pasi e ka shitur ka ndërruar jetë tragjikisht. Çdo gjë është origjinale, vështirësia më e madhe ka qenë gjetja e baterisë, pasi ka një bateri prej 6 volt. Kur e kam blerë kam kryer disa punime në të për ta kthyer në gjendjen që ka sot”, thotë ai.

Makina është në gjendje pune. Me të mund të udhëtosh mijra kilometra dhe s’të lë në rrugë.

“Kam udhëtuar nga Tivari i Malit të Zi deri në Stamboll, janë rreth 2400 km vajtje ardhje, dhe nuk më ka shfaqur asnjë defekt makina. Atje kam qenë në një takim të makinave retro. Kjo makinë është shumë interesante sepse ka një motor prej 1600 kubikësh, ka vetëm tre marshe të shpejtësisë. Shpejtësia më e madhe që kam ecur nëpër autostradë në Bullgari dhe në Turqi ka qenë diku rreth 115 deri në 120 km në orë. Por shpejtësia ideale me këtë veturë e cila edhe nuk sfrocohet dhe nuk shpenzon shumë është 70 deri në 80 km në orë. Jo për shpenzimin sa është me rëndësi mos ngarkesa motorike që i shkaktohet edhe e dëmton”, vijon Margjokiq.

Një makinë si kjo kërkon kujdes të veçantë dhe dëshirë të madh

“Duhet kujdes si për një bebe të vogël. Unë minimalisht dy herë në muaj e nxjerr në xhiro, pasi vjetërsia që ka dhe mospërdorimi shkaktojnë edhe dëmtime. Duhet kujdes shumë i madh. Kam qenë në shumë vende në takime të ngjajshme dhe vetë ngjyra, por edhe modeli i kësaj Volvo bien në sy, sa që kthehet në atraksion të veçantë”, tregon ai.

Organizatori Dasho Dragaj shprehet se evente të kësaj natyre kanë si qëllim edhe promovimin e turuzimit.

“Këtë herë është vetëm ekspozitë statike. Si klub bashkëpunojmë me disa klube të Shqipërisë dhe Kosovës”, thotë Dragaj. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!