Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shqiptari nuk heq dorë nga “zanati”, kapet për të katërtën herë me drogë në Francë

schedule20:39 - 16 Korrik, 2022

schedule 20:39 - 16 Korrik, 2022

Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar në Sarrance pasi akuzohet për trafik droge. Policia njofton se shqiptari është dënuar tre herë për trafik droge dhe është burgosur dy herë por sërish nuk kishte hequr dorë nga trafikimi i drogës.

Shqiptari është arrestuar natën e së enjtes ndërsa ishte duke u kthyer nga Spanja. Gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet dhe u zbuluan 5 kg kanabis dhe letra false italiane.

Ndërkohë ndaj 42-vjeçarit është caktuar masa e paraburgimit, vetë ai nuk ka pranuar të  flasë rreth akuzave. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!