Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka përshëndetur votimin e propozimit francez në parlament, gjë e cila i hap rrugën vendit për nisjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Pendarovski shkruan se pranimi i propozimit francez do të mundësojë zhbllokimin e integrimit europian të vendit.
Postimi i Pendarovskit:
Vendimet e sotme të Kuvendit dhe të Qeverisë mbështesin axhendën evropiane të vendit. Vendimet nuk ishin aspak të lehta për t’u marrë, por do të mundësojnë zhbllokimin e integrimit në BE dhe zbatimin e procesit të nevojshëm të propozimit francez.
/abcnews.al/