Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dyert e mbyllura, studiuesit e vizitoret nuk mund të vizitojnë objektet e kultit në Lezhë

schedule17:12 - 16 Korrik, 2022

schedule 17:12 - 16 Korrik, 2022

Nga Gjergj Figuri

Edhe pse u restaurua dy vjet më parë, kisha e “Shen Barberes”, në Pllanë të Lezhës nuk është e hapur për vizitorët.

Megjithëse është monument kulture që i përket shekullit të të 13, e ku brenda saj ka afreske dhe histori të jashtë zakonshme, e ku thuhet se në vitin 1638 është hapur shkolla e parë shqipe, kisha e Shën Barbaras këtu në Pllanë të Lezhës nuk është  e aksesueshme për vizitorët. dyert e saj qëndrojnë të mbyllura.



E askush nuk di të thotë sesi mund të vizitohet kjo kishë.

Të mbyllura për turistët janë edhe kisha e Shen Eufemise ne Balldren, e Kuvendit te Arberit në Merqi dhe ajo e Shen Shtjefnit ne Blinisht .

Studiuesi Dom Nik Ukgjini thote se që këto objekte të jetë të aksesueshme duhet me shumë bashkëpunim mes ministrisë së kulturës dhe bashkive.

“Rrugëdalja është që bashkia të kujdesohet dhe asgjensitë e tyre turistike të ken kontakte me personat që kanë në mbikëqyrje këto persona.  Ata mund të kontaktojnë më lehtë sesa dikush që vjen nga korca, që nuk e di ku të kërkohet celsi. Por një rrugë dalje duhet bërë. Unë e shof edhe si mungesë të kordinimit të ministrisë së turizimit, të kulturës dhe bashkive.  Kanë shumë pak marrëveshje dhe bashkëpunim.”

Sipas tij një zgjidhje është edhe afishimi i numrave të personave që kanë në mbikqyrje objektet e kultit.

“Cdo bashki e ka dhe cdo njeri hyn aty, dhe aty duhet të jetë numri i telefonit, personi i kontaktit kush e ka në mbikqëryje, gjë që duhet ta bëjë bashkia.”

Nënkryetari i bashkisë së Lezhës Ermal Pacaj pranon rëndësinë që kanë administratorët në këto objekete  kulti.

“Në fakt është një hallkë shumë e rëndëishme kontakti i administratorëve të këtyre objeketeve me agjëncitë turistike për ti promvouar, lançuar këto si objekte, veçmas punës që po bën bahskia e lezhës për ti promovuar. Është shumë  e rëndëishme të kemi cfarë të promovojmë. Të jetë infrastruktura, pra pasi të promovohen të jetë aksesi. Por para se të shkojmë te promovimi është e rëndësishme të jetë aksesi dhe këto dy tre vitet e fundit po punojmë fort për të bërë infrastukturën të aksesuesshme, konkretisht me kishën e Murqisë, me rikonstriksionin e kishës së pllanës që po bëhet nga donatorët dhe të gjitha këto lokacione po kurohen dhe po bëhen gati.”

Pacaj thotë se po punohet për kurimin e këtyre objekteve në mënyrë që të jenë gati për turistët.

“Zakonisht duhet të kenë uebsite e tyre, ose gjëja më e realizueshme është të jenë përmes ëebsite të bashkisë. Ata duhet ta menaxhojnë pasi kanë kontaktet me personelin që e kanë nën mbikëqyrje këto objekte të kultit. Në Lezhë janë shtëpitë afër dhe është dikush që e menaxhon dhe e hap në rast se shkojnë turistët. Në Pllanë është më shumë problem sepse janë larg shtëpitë. Por kisha nuk mund të ketë një roje aktive aty. Në këto monumente kulture as bashkia nuk ka më ciceron.”

Kështu që rrugëdalja është që bashkia të kujdesohet dhe asgjencitë e tyre turistike të ken kontakte me personat që kanë në mbikëqyrje këto persona.  Ata mund të kontaktojnë më lehtë sesa dikush që vjen nga korca, që nuk e di ku të kërkohet celsi. Por një rrugë dalje duhet bërë. Unë e shof edhe si mungesë të kordinimit të ministrisë së turizimit, të kulturës dhe bashkive.  Kanë shumë pak marrëveshje dhe bashkëpunim.

Nuk ka si të zyrtarizohet kjo. Ato që vijnë hyjnë përmes një uebsite. Zakonisht ata që vijnë hyjnë te faqja e internetit e atyre agjencive turisrike ose drejtorisë së turizimit. Se cdo bashki e ka dhe cdo njeri hyn aty, dhe aty duhet të jetë numri i telefonit, personi i kontaktit kush e ka në mbikqëryje, gjë që duhet ta bëjë bashkia.

“Në fakt është një hallkë shumë e rëndëishme kontakti i administratorëve të këtyre objeketeve me agjëncitë turistike për ti promvouar, lançuar këto si objekte, veçmas punës që po bën bashkia e Lezhës për ti promovuar. Është shumë  e rëndëishme të kemi cfarë të promovojmë. Të jetë infrastruktura, pra pasi të promovohen të jetë aksesi. Por para se të shkojmë te promovimi është e rëndësishme të jetë aksesi dhe këto dy tre vitet e fundit po punojmë fort për të bërë infrastukturën të aksesuesshme, konkretisht me kishën e Murqisë, me rikonstriksionin e kishës së pllanës që po bëhet nga donatorët dhe të gjitha këto lokacione po kurohen dhe po bëhen gati. Patjetër duhet të shikohet përvec promovimit dhe lancimit që bashkia e Lezhës i bën me drejtorinë e kulturës apo të promovimeve të kenë edhe këtë lloj qasje të administratorëve që të jenë edhe një hap tjetër në promovimin e atyre. Gjithashtu të jetë lehtësisht më e aksesueshme për turistët. Besoj dhe shpresoj se dhe tani agjensitë turistike kryesisht në qytetin e Lezhës,” thotë Ermal Paci.

Lezha nuk ofron pak, por ka pafundësi të turzimit  historik, atë çka historia e Lezhës ofron. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!