Nga Erblina Mile
Amnistia fiskale dhe penale është e dëmshme për Shqipërinë pasi rrezikohet futja e parave të krimit në ekonomi. Eksperti i njohur Arjan Kadareja analizon se në këtë situatë është shumë e rëndësishme të mos lejohet legalizimi i parave që janë përfituar nga aktivitete të jashtëligjshme.
Në një moment që ekonomia gri në Shqipëri është shumë e lartë, Kadareja thotë se ka rëndësi funksionimi i administratës tatimore. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka përgatitur projektligjin “për Amnistinë Fiskale”, në bazë të cilit një individ do të ketë mundësi të legalizojë pasuri me vlerë deri në 2 milionë euro.
Nga amnistia përjashtohen ata persona që kanë mbajtur poste të larta zyrtare . amnistia parashikohet të zgjasë 9 muaj dhe tatimi që do të mbahet për ata që deklarojnë 4 mujorin e parë është 7% e vlerës dhe 10% për muajt e fundit. abcnews.al/