Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Njëra 800 euro në portofol e tjetri 15 500 lekë të reja, arrestohen hajdutët në stacionet e autobusëve në Tiranë

schedule13:17 - 16 Korrik, 2022

schedule 13:17 - 16 Korrik, 2022

Policia në Tiranë ka vënë në pranga dy persona që vidhnin qytetarët në stacionet e autobusëve në kryeqytet. Bëhet e ditur se në pranga janë vënë  A. S., 45 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për vjedhje si dhe D. Gj., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Dyshohet se dy të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kanë vjedhur portofolat qytetarëve të ndryshëm në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht në afërsi të stacioneve të autobusëve.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ata janë autorë të një rasti vjedhjeje te “Kthesa e Kamzës” më 14 korrik. Në këtë rast i është vjedhur portofoli me 800 euro një qytetareje. Kurse më 15 korrik, në rrugën “Mine Peza”, pranë stacionit të autobusit, dyshohet se i kanë vjedhur portofolin me 15.500 lekë të rinj një qytetari me inicialet B. C. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!