Mbarë opinioni publik është tronditur nga vdekja tragjike e 49-vjeçarit në Patra, i cili dha shpirt jashtë spitalit “Shën Andre”, pasi mjekët refuzuan t’i jepnin ndihmën e shpejtë, me justifikimin se spitali nuk ushte në shërbim në atë moment.
Protothema.gr raporton se infermierja, ku 49-vjeçari u drejtua i ka thënë viktimës që të shkojë në një spital tjetër, në spitalin e Rios, pasi spitali i “Shën Andreas” ku 49-vjeçari shkoi nuk ishte në shërbim mbrëmjen e së mërkurës të 13 korrikut.
Sipas informacioneve të deritanishme infermierja që priti dhe përzuri njëkohësisht 49-vjeçarin nga spitali ka thënë se 49-vjeçari nuk kishte ndonjë shqetësim serioz dhe se ai erdhi me këmbët e tij në spital.
Ndërkohë sipas burimeve të tjera thuhet se 49-vjeçari ka ndërrua jetë në makinë rrugës për në spitalin tjetër, 2 kilometra para se të arrinte atje.
Në lidhje me rastin ka reaguar dhe Ministri i Shëndetësisë në Greqi, i cili ka kërkuar hetim urgjent për ngjarjen në spitalin e “Shën Andreas”.
Lexo edhe: GREQI/ Nuk iu dha ndihma e parë, 49-vjeçari jep shpirt jashtë spitalit, familja kërkon drejtësi
“U kërkua hetim urgjent dhe do të hetohen dhe caktohen menjëherë përgjegjësit për vdekjen e 49-vjeçarit. Kushdo që vjen në spital në rast urgjence, duhet t’i ofrojmë kujdesin e duhur, pavarësisht nëse spitali është në shërbim apo jo”, tha ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris në një mesazh në Twitter.
Nga ana e tyre familjarët e 49-vjeçarit pretendojnë se ai ka shkuar në spital me simptoma të infarktit akut dhe se ka njoftuar personelin spitalor për dhimbjet në gjoks.
Përgjigja nga spitali
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Patrës “Agios Andreas” Ilias Todoropoulos tha për pelop.gr se çështja është nën hetim, pasi sipas shpjegimeve të stafit të spitalit, 49-vjeçari nuk ka pasur asnjë problem serioz shëndetësor.
Sipas Theodoropoulos, 49-vjeçari ka mbërritur i vetëm në spital dhe ka raportuar dhimbje në shpinë, ndoshta nga i ftohti, siç i ka thënë personelit të spitalit dhe për këtë arsye ata i kanë sugjeruar që të kryejë PGNP-në në Rio.
“Ai nuk kishte asnjë shenjë që tregonte një problem serioz, prandaj është referuar në spitalin e gatishmërisë”, tha Theodoropoulos, duke shtuar kategorikisht se“Çdo qytetar që do të mbërrinte në çdo spital me një problem të rëndë shëndetësor do të merrte ndihmën e parë dhe kujdesin e nevojshëm, edhe nëse nuk do të ishte në detyrë dhe të njëjtën gjë do të bënte edhe Spitali ynë .”/Abcnew.al/