“Po shkatërroni ekonominë,” Orban: Europa ka goditur veten në mushkëri me sanksionet ndaj Rusisë

schedule15:38 - 15 Korrik, 2022

schedule 15:38 - 15 Korrik, 2022

Bashkimi Europian  ka “goditur veten në mushkëri” me vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë, të cilat, nëse nuk hiqen, rrezikojnë të shkatërrojnë ekonominë europiane, ka deklaruar kryeministri hungarez, sipas mediave të huaja.

“Fillimisht, mendova se kishim qëlluar vetëm në këmbë, por tani është e qartë se ekonomia europiane e ka qëlluar veten në mushkëri dhe mezi po merr frymë”, tha Viktor Orban.

Orban tha se Ukraina kishte nevojë për ndihmë, por udhëheqësit europianë duhet të rishqyrtojnë strategjinë e tyre, pasi sanksionet kanë shkaktuar dëme të gjera në ekonominë europiane.

“E vërteta duhet të diskutohet në Bruksel, kur liderët të pranojnë se kanë bërë një llogaritje të gabuar, se politika e sanksioneve bazohet në supozime të gabuara dhe ajo duhet ndryshuar,” përfundoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!