Në konferencën për Amnisrinë Fiskale, kryeministri Edi Rama foli për qëllimet pozitive të këtij ligji. Kreu i qeverisë vlerësoi domosdoshmërinë e kësaj amnistie, teksa solli në vëmendje qarkullimin e parasë cash.
Rama tha se bankat në Shqipëri kanë nisur të funksionojnë shumë vonë. Kryeministri u shpreh me bindje se ky ligj do të bëhet, ndërsa pranoi që ka edhe risqe, por bazohet në kushtetutë dhe është aplikuar në shumë vende të Evropës.
“Mendoni se po nuk u bë amnistia Shqipëria do të formalizojë cash-in. Është vendi që ka hyrë i fundit fare në tregun bankar. Kur të tjerët kishin banka ne kishim llogaritarët e kooperativës. Bankat na thonin se ishin mpirje e gjakut. Bankine partë e kemi bërë në fund të viteve 90. Dhe pastaj bëjmë vetting, u kërkojmë njerëzve fatura për këpucët që kanë blerë në Greqi në 91.
Kryeministri holandez më tregoi q kanë bërë një amnisti fiskale pas Luftës së Dytë Botërore. Të gjithë e kanë bërë dhe ne nuk duhet ta bëjmë. Pse? Ka risqe? Patjetër që ka. Por e para po bëjmë një ligj që e përmban kushtetua dhe po bëjmë një ligj që krahasuar me amnistitë e BE është shumë më i shtrënguar.
Me do ta bëjmë këtë ligj. Kemi vënë tavanin 2 milion euro familjare. E dyta kemi vendosur që për pesë vjet se lexoja këto dhomat e tregtisë me flamujt e euroatlantizmit se thonin që kjo është skemë, si do ti nxjerrim nga dera tjetër, kur ligi thotë se paratë do ti investosh në Shqipëri”, tha Rama. g.v/abcnews.al