Dhimbje dhe lot për heroin Anri Kashiku që shpëtoi dy jetë, të afërmit: Po përjetojmë një dramë

schedule11:05 - 15 Korrik, 2022

schedule 11:05 - 15 Korrik, 2022

Anri Kashiku, heroi 19-vjeçar po përcillet sot për në banesën e fundit në Shënvlash të Durrësit. I riu humbi jetën një ditë më parë në një akt heroizmi. 19-vjeçari tentoi të shpëtojë vëllain dhe një shokun e tij që po rrezikonin të mbyteshin. Ai arriti të shpëtonte dy jetë, por vetë nuk mundi të dalë nga ujërat e Adriatikut, në Bishtë Pallë të Durrësit.

Mes lotësh, të afërmit dhe fqinjët shprehin ngushëllimet për ngjarjen e rëndë. Të shokuar nga ajo që ka ndodhur, ata vlerësojnë aktin e tij heroik.

Lexo edhe: Kullat bosh! Zona ku i riu Anri Kashiku u mbyt për të shpëtuar dy të miturit ishte pa roje bregdetare

Një fqinje e përshkruan atë si djalë të urtë dhe se këtë vit kishte mbaruar gjimnazin.

“I urtë, i dashur, nuk bënte fjalë me askënd. Djalë hero që shpëtoi vëllain e vet dhe një komshi. Për vete vdiq. Ne po përjetojmë një dramë shumë të madhe. Mbaroi maturën këtë vit”, thotë ajo për gazetarët.

“Na vjen keq për të. Është një dhimbje e rëndë”, shprehet një tjetër.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth mesditës së djeshme, kur deti filloi të trazohej, ndërsa dy të miturit po rrezikonin mbytjen. Anri Kashiku sapo i pa hyri për t’i shpëtuar, por vetë nuk mundit të mbijetonte. Trupi i tij i pajetë u gjet rreth 20 metra nga bregu. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!