Haradinaj: Me largimin e Mogherinit nuk ka rrezik për ndarjen e vendit

schedule14:30 - 14 Maj, 2019

schedule 14:30 - 14 Maj, 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratat e Federika Mogerinit, se nëse hiqet taksa, do të kërkojë menjëherë vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd. Sipas tij, kjo deklaratë përkthehet në kërkesë për ndarje të menjëhershme të Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratat e Federika Mogerinit, se nëse hiqet taksa, do të kërkojë menjëherë vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd. Sipas tij, kjo deklaratë përkthehet në kërkesë për ndarje të menjëhershme të Kosovës.

Në një konferencë për media, Haradinaj ka thënë se tash Gjermania dhe Franca kanë marrë në duar të sigurta procesin e dialogut pas Samitit të Berlinit.

Haradinaj: “Mogherini tha në Tiranë hiqeni taksën se ua ndaj Kosovën menjëherë. Është hequr nga duart e Mogherinit dhe s’ka rrezik për ndarje, e ka një stabilitet”.

Haradinaj ka thënë se Amerika s’është tërhequr asnjëherë me rolin e saj në proceset në Kosovë teksa ka shtuar se ajo e vlerëson vet kur të marrë përgjegjësitë në proceset e caktuara.

I pyetur të komentojë pjesëmarrjen e ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në iftarin e shtruar nga presidenti amerikan Donald Trump dhe deklarimet e mëparshme se “Çitaku është ambasadore e Thaçit”, Haradinaj tha se bëhet fjalë për raporte të popujve dhe jo të individëve.

Haradinaj: “ Temat e interesit nacional, shumica e ambasadorëve s’i kanë paraqitur si Kryeministri. Ka pas ndarje të brendshme, besoj se e dinë secili që është mirë të konsultohemi për të shkuar me qëndrime të caktuara”.

Takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mbahet në korrik në Paris me ftesë të presidentit francez./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!