Fjolla Morina dhe Fisnik Syla ishin një ndër çiftet më të komentuar, sidomos pas martesës që mbajtën në Maldive. Mirëpo, gjërat nuk shkuan mirë mes dyshes së njohur. Edhe pse u bënë disa kohë që janë ndarë, këngëtarja nga Kosova vazhdon akoma me thumbimet në rrjete sociale.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Fjolla publikoi një foto të sajën ku krahas saj shkroi: “Njeriu i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij dhe nëse ka defekte në personalitetin e tij atëherë ai është objekt i studimit të psikopatologjisë. A po më kuptoni?”
Ndonëse përfliteshin prej kohësh për një ndarje, ishte vetë Fisniku që konfirmoi lajmin duke thënë se ndihej si një zog i lorë. Por, edhe pse nuk ka folur kurrë publikisht për ndarjen, Fjolla ka nënkuptuar se nuk janë ndarë mirë me njëri-tjetrin. /abcnews.al