Kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen se Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat me Bashkimin Europian këtë vit.
Në konferencën me komisionerin Oliver Varhelyi, ai tha se nëse Maqedonia e Veriut nuk vendos pro propozimit francez, Shqipëria do të kërkojnë ndarjen që ditën e nesërme.
“Vërtet mund të ketë mbaruar një seancë, por në dijeninë time debati do vazhdojë në parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Unë dua të shpresoj që rezultati do jetë pozitiv. Nëse do jetë pozitiv konferenca do të thirret shpejt, nëse nuk do të jetë negativ ne që të nesërmen do të kërkojmë ndarjen nga dosja maqedonase-bullgare. Ne jemi të bindur që Shqipëria duhet ti hapë negociatat këtë vit. Unë uroj që parlamenti i Maqedonisë së Veriut t’i hapë rrugë propozimit, por kjo nuk është diçka që e vendosim ne. Këtë e vendos parlamenti sovran i Maqedonisë së Veriut”, tha Rama. /abcnews.al