18-vjeçari, Anri Kashiku pjesë e Akademisë Shqiponja 2017, humbi jetën ditën e sotme në Durrës.
Futbolisti në tentativë për t’i shpëtuar jetën vëllait dhe shokut të tij, për fat të keq nuk ia doli të mbijetonte.
18-vjeçari pa të vëllanë dhe shokun e tij që po rrezikoheshin nga dallgët dhe u fut menjëherë, duke i shtyrë ata për në breg, por për fatin e tij të keq, nuk ia doli të kthehej vetë.
Për këtë humbje të madhe ka reaguar edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, që ka shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale dhe e ka quajtur Kashikun një hero, pasi sakrifikoi jetën e tij, për të shpëtuar dy fëmijë, njëri prej të cilëve i vëllai.
/f.a/abcnew.al