Sali Berisha nga Foltorja e Kuvendit ka ngritur pikëpyetje mbi Reformën në Drejtësi. Ai akuzoi qeverisë se ka vjedhur fonde nga buxheti i shteti gjatë kohës të pandemisë.
Ish-kryeministri ka pyetur kryetaren e KLGJ, Naureda Llagani se pse mban sekret vettingun e 3 gjyqtarëve. Sipas Berishës pasuria e tyre është e fshehur, por janë ushtarë të partisë prandaj dhe nuk hetohen.
Berisha: Çfarë ndodhi me zyrtarin më të lartë që u regjistrua se kërkoi 500 mijë euro për të afruar gjyqin në gjykatën e lartë? E dhanë të gjitha mediet. A ishte Metani apo Sadushi nuk mund ta gjej. Erion Veliaj vazhdon sikur s’ka ndodhur gjë dhe çdo ditë disbursohen nga paratë tuaja 80 mijë euro. Çfarë bën kjo drejtësi? Cila drejtësi është kjo? 7 km rrugë nga Iba në Farkë kanë kushtuar 210 milionë euro, ka kushtuar 30 milionë euro kilometri, ka kushtuar 40% më shtrenjtë se sa kilometri në tunelin e Kalimashit. A e dini ju qytetarë që vëllezërit, motrat, baballarët vdisnin nga Covid në Shqipëri si në asnjë vend tjetër në botë sepse vetëm vidhnin fonde të caktuara nga buxheti për shëndetin tuaj. Pse nuk hetojnë këta prokurorë në një kohë kur qeveria merr 340 mln euro nga xhepat tuaj? Pyeteni pak këtë zonjën e KLGJ-së pse mban sekret vettingun e Sokol Sadushit, Pupos dhe të gjykatësit tjetër të Gjykatës së Lartë. Ja u them unë. Sepse të tre e kanë vendin prapa hekurave, kanë pasur të fshehura. Ata janë ushtarë të partisë prandaj mbeten aty.
/Abcnews.al/