50 të plagosur dhe 12 të vrarë, mes tyre edhe një fëmijë, Zelensky dënon sulmin rus me raketa: Akt terrorizmi

schedule11:12 - 14 Korrik, 2022

schedule 11:12 - 14 Korrik, 2022

Forcat ruse kanë goditur me raketa Vinnytsia të enjten në mëngjes, duke vrarë të paktën 12 civilë dhe duke plagosur 50 të tjerë, sipas një deklaratë të policisë shkruan The Guardian.

“Ka të vdekur dhe të plagosur,” shkroi Serhiy Borzov, guvernator i rajonit Vinnytsia, në një mesazh të postuar në Telegram.

Sipas informacioneve deri më tani 12 persona kanë humbur jetën, 50 janë plagosur dhe rreth 50 automjete kanë marrë flakë. Ndërkohë për sulmin në Vinnytsia ka reaguar edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Forcat ruse kanë sulmuar me raketa qendrën e qytetit. Ka të plagosur dhe viktima, mes tyre një fëmijë. Çdo ditë, Rusia po shënjestron popullsinë civile, po vret fëmijë ukrainas, dhe po shenjestron me raketa objektivat civile. Çfarë është kjo, nëse jo një akt i hapur terrorizmi?

Një vend vrasës. Një vend terrorist,” tha Zelensky.


Mesazhi i Zelensky është shoqëruar edhe më një video që tregon pasojat e sulmit.

/abcnews.al