Ditët e fundit ka qarkulluar lajm se Chelsea ka bërë një ofertë prej 15 milionë euro për Cristiano Ronaldon.
Kjo gjë nuk është mohuar në mënyrë direkte nga Tuchel, trajneri i Chelsea.
“Nuk do kundërshtoja nëse do të sillnin edhe ndonjë sulmues tjetër në ekip, por nuk është ky prioriteti ynë.
Prioriteti në këto momente është mbrojtja jonë, nuk është një sekret. Ne humbëm lojtarë të jashtëzakonshëm në mbrojtje dhe kështu duhet t’i zëvendësojmë”, është shprehur Tuchel./h.ll/abcnews.al