Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Roe v Wade ishte një vendim gjyqësor, që u miratua më 22 janar 1973, në të cilin Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzoi një statut të Teksasit që ndalonte abortin, duke legalizuar në mënyrë efektive procedurën në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Gjykata u shpreh se e drejta e një gruaje për një abort nënkuptonte të drejtën për privatësi të mbrojtur nga Amendamenti i 14- të i Kushtetutës. Përpara miratimit të Roe v Wade, aborti ishte i paligjshëm në pjesën më të madhe të vendit që nga fundi i shekullit të 19-të.
Që nga vendimi i vitit 1973, shumë shtete vendosën kufizime mbi të drejtat e abortit. Gjykata e Lartë rrëzoi Roe v Wade më 24 qershor 2022, duke u shprehur se nuk kishte më një të drejtë kushtetuese federale për abort.
Deri në fund të shekullit të 19-të, aborti ishte i ligjshëm në Shtetet e Bashkuara përpara se të “përshpejtohej”, pika në të cilën një grua mund të ndjente lëvizjet e fetusit, zakonisht rreth muajit të katërt të shtatzënisë, raporton abcbnews.al.
Disa nga rregulloret e hershme lidhur me abortin u miratuan në vitet 1820 dhe 1830 dhe trajtonin shitjen e ilaçeve me rrezikshmëri të lartë që gratë përdornin për të abortuar. Pavarësisht këtyre rregulloreve dhe faktit që ilaçet ndonjëherë rezultonin fatale për gratë, ato vazhduan të reklamoheshin dhe shiteshin.
Në fund të viteve 1850, Shoqata Mjekësore Amerikane e sapokrijuar filloi të bënte thirrje për kriminalizimin e abortit, pjesërisht në një përpjekje për të eliminuar konkurrentët e mjekëve si mamitë dhe homeopatët.
Për më tepër, disa vendas, të alarmuar nga popullsia në rritje e emigrantëve në vend, ishin kundër abortit, sepse kishin frikë nga rënia e nivelit të lindjeve në mesin e grave të bardha. Në 1869, Kisha Katolike e ndaloi abortin në çdo fazë të shtatzënisë, ndërsa në 1873, Kongresi miratoi ligjin Comstock, i cili e bëri të paligjshme shpërndarjen e kontraceptivëve dhe ilaçeve që nxisin abortin.
Lexo edhe: Ndalimi i abortit në SHBA, Departamenti i Drejtësisë në vend njofton krijimin e një task-force
Deri në vitet 1880, aborti ishte i jashtëligjshëm në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë viteve 1960, gjatë lëvizjes për të drejtat e grave, çështjet gjyqësore rreth përdorimit të kontraceptivëve hodhën themelet për Roe v Wade. Në vitin 1965, Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzoi një ligj që ndalonte kontrollin e lindjes për çiftet e martuara, duke vendosur se ligji shkelte të drejtën e tyre të nënkuptuar për privatësi sipas Kushtetutës së SHBA-së.
Dhe në vitin 1972, Gjykata e Lartë rrëzoi një ligj që ndalonte shpërndarjen e kontraceptivëve për të pamartuarit. Ndërkohë, në vitin 1970, Hawaii u bë shteti i parë që legalizoi abortin, megjithëse ligji zbatohej vetëm për banorët e shtetit, raporton abcnews.al.
Po atë vit, Nju Jorku legalizoi abortin. Në kohën e Roe v Wade në 1973, aborti ishte gjithashtu i disponueshëm ligjërisht në Alaskë dhe Uashington.
Jane Roe
Në vitin 1969, Norma McCorvey, një grua nga Teksasi në të 20-at e hershme, kërkoi të abortonte. McCorvey, i cili ishte rritur në rrethana të vështira dhe të varfëra, më parë kishte lindur dy herë dhe i kishte dhënë të dy fëmijët për birësim. Në kohën e shtatzënisë së McCorvey-t në vitin 1969, aborti ishte i ligjshëm në Teksas, por vetëm për qëllimin e shpëtimit të jetës së një gruaje.
Ndërsa gratë amerikane mund të abortonin duke udhëtuar në vende të tjera ku procedura ishte e sigurt dhe e ligjshme, ose t’i paguanin një tarifë të madhe një mjeku amerikan që dëshironte të kryente në fshehtësi një abort, këto opsione ishin të paarritshme për McCorvey dhe për shumë femra të tjera.
Si rezultat, disa gra iu drejtuan aborteve të paligjshme, të cilat ishin të rrezikshme. Në vitet 1950 dhe 1960, numri i vlerësuar i aborteve të paligjshme në Shtetet e Bashkuara varionte nga 200,000 në 1.2 milion në vit, sipas Institutit Guttmacher. Pasi u përpoq pa sukses për të bërë një abort të paligjshëm, McCorvey iu referua avokateve të Teksasit Linda Coffee dhe Sarah Ëeddington, të cilët ishin të interesuar të sfidonin ligjet kundër abortit, raporton abcnews.al.
Në dokumentet e gjykatës, McCorvey u bë i njohur si “Jane Roe”.
Henry Wade
Në vitin 1970, avokatët ngritën një padi në emër të McCorvey dhe të gjitha grave të tjera “që ishin ose mund të mbeteshin shtatzënë dhe kërkonin të merrnin në konsideratë të gjitha opsionet”, kundër Henry Wade, prokurori i qarkut të Dallas County, ku McCorvey jetonte.
Më parë, në vitin 1964, Wade ishte në qendër të vëmendjes kombëtare kur ai ndoqi penalisht Jack Ruby, i cili vrau Lee Harvey Oswald , vrasësin e supozuar të Presidentit John F. Kennedy .
Vendimi i Gjykatës së Lartë
Në qershor të vitit 1970, një gjykatë e qarkut në Teksas vendosi se ndalimi i abortit ishte i paligjshëm sepse shkelte një të drejtë kushtetuese për privatësi. Më pas, Wade deklaroi se do të vazhdonte të ndiqte penalisht mjekët që kryenin aborte.
Çështja u apelua në Gjykatën e Lartë të SHBA. Ndërkohë, McCovey lindi dhe e dërgoi fëmijën për birësim. Më 22 janar 1973, Gjykata e Lartë, me një vendim 7-2, rrëzoi ligjin e Teksasit që ndalonte abortin, duke legalizuar në mënyrë efektive procedurën në mbarë vendin. Në një opinion të shumicës të shkruar nga gjyqtari Harry Blackmun, gjykata deklaroi se e drejta e një gruaje për një abort nënkuptonte të drejtën për privatësi të mbrojtur nga Amendamenti i 14-të .
Gjykata deklaroi se zgjedhja për t’i dhënë fund shtatzënisë në tremujorin e parë i takonte vetëm gruas. Në tremujorin e dytë, qeveria mund të marrë një vendim për abortin, por jo ta ndalojë atë, për të mbrojtur shëndetin e nënës.
Në tremujorin e tretë, shteti mund të ndalojë abortin për të mbrojtur një fetus që mund të mbijetojë vetë jashtë mitrës, vetëm në rastet kur rrezikohej shëndeti i një gruaje.
Trashëgimia e Roe vs Wade
McCorvey nuk ishte shumë aktive pas vendimit të gjykatës, por në vitet 1980 ajo u bë aktive në lëvizjen për të drejtat e abortit. Megjithatë, në mesin e viteve 1990, pasi u miqësua me kreun e një grupi kundër abortit dhe u konvertua në katolicizëm, ajo u shndërrua në një kundërshtare të zëshme të procedurës.
Që nga Roe v Wade , shumë shtete vendosën kufizime që dobësojnë të drejtat e abortit dhe amerikanët mbeten të ndarë në lidhje me mbështetjen për të drejtën e një gruaje për të vendosur nëse do të abortonte ose jo.
Në vitin 1992, procesi gjyqësor kundër Aktit të Kontrollit të Abortit të Pensilvanisë arriti në Gjykatën e Lartë në një çështje të quajtur Planned Parenthood of Southeastern Pennsylvania kundër Casey. Gjykata la në fuqi vendimin por lejoi shtetet të miratojnë më shumë kufizime të abortit për sa kohë që ato nuk përbëjnë një “barrë të panevojshme”.
Roe vs Wade u përmbys
Në vitin 2022, gjykata më e lartë e vendit diskutoi për Organizatën e Shëndetit të Grave Dobbs kundër Jackson , e cila vlerësoi kushtetutshmërinë e një ligji të Misisipit që ndalonte shumicën e aborteve pas 15 javësh shtatzënie.
Gjykatat kishin vendosur se ligji ishte jokushtetues. Nën Roe, shtetet e kishin të ndaluar të ndalonin abortet para rreth javës së 23-të – kur një fetus konsiderohet i formuar. Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë vendosi 6-3 në favor të ligjit të Misisipit -dhe përmbysi Roe pas gati 50 vitesh.
/abcnews.al