Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Berisha: U bë drejtësi e shëmtuar, oficeri i RENEA qëlloi për vetëmbrojtje

schedule19:20 - 12 Korrik, 2022

schedule 19:20 - 12 Korrik, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar vrasjen e Pjerin Xhuvanit, i cili u vra pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në Elbasan.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me krerët e degëve të Tiranës, Berisha tha se në lidhje me vrasjen e mjekut u bë drejtësi e shëmtuar.

“Në Elbasan u vra mjeku. Tani e përshkruar me saktësi ngjarja, në mënyrë absolute oficeri i RENEA dhe i Forcave Speciale ka qëlluar në kushte të vetëmbrojtjes. Shiko çfarë drejtësie e shëmtuar. Nuk e dimë nga kanë ardhur ato 22 gëzhojat e tjera, por dënojmë këtë që ka qëlluar njëherë. Këta janë një bandë mor zotëri. I kanë të gjitha të filmuara. Ai tjetri ka pasur dy tyta karshi tij, e filmuan, por nuk iu intereson, pasi iu intereson ta mbyllin në këtë mënyrë, sepse banda është në parlament. Më kriminelë se ata që ishin aty, janë këta në Parlament. Por ka një fund kjo, nuk mund të vazhdohet në këtë mënyrë”, u shpreh Sali Berisha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!