Bashkimi Europian ka ngrirë deri tani 13.8 miliardë euro asete të oligarkëve rusë

schedule17:09 - 12 Korrik, 2022

schedule 17:09 - 12 Korrik, 2022

Bashkimi Europian deri më tani ka ngrirë 13.8 miliardë euro asete të oligarkëve rusë, individë dhe subjekte të tjera të sanksionuara për luftën e Moskës kundër Ukrainës, tha të martën zyrtari më i lartë i drejtësisë i bllokut.

Didier Reynders tha se shumica dërrmuese e kësaj vjen vetëm nga pesë nga 27 vendet anëtare të BE-së, duke u bërë thirrje të tjerëve të ndjekin të njëjtën rrugë. Blloku aktualisht ka 98 subjekte dhe afro 1,160 individë në listën e zezë për rolin e Rusisë në Ukrainë.

“Për momentin, ne kemi ngrirë fonde që vijnë nga oligarkët dhe subjektet e tjera me vlerë 13.8 miliardë euro, është mjaft e madhe”, tha komisioneri i drejtësisë i BE-së Didier Reynders.

“Por një pjesë shumë e madhe, më shumë se 12 miliardë vijnë nga pesë vende anëtare, kështu që ne duhet të vazhdojmë të bindim të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë”, u tha ai gazetarëve gjatë mbërritjes në një takim të ministrave kombëtarë të drejtësisë në kryeqytetin çek, Pragë. /abcnews.al