Ukraina pretendon se ka goditur një depo municionesh pranë Khersonit

schedule15:23 - 12 Korrik, 2022

schedule 15:23 - 12 Korrik, 2022

Autoritetet ukrainase kanë konfirmuar se forcat e tyre kanë vënë në shënjestër një depo municionesh ruse në jug të Ukrainës gjatë natës, duke rezultuar në një shpërthim masiv, shkruan The Guardian.

Komanda jugore e ushtrisë ukrainase tha se ata kishin në shënjestër depon në Nova Kakhovka të kontrolluar nga Rusia, rreth 35 milje në lindje të Kherson, i cili gjithashtu është i pushtuar nga forcat ruse. Forcat ukrainase përdorën sistemet raketore HIMARS, të furnizuara nga SHBA-ja për të goditur zonën.

Ukraina tha gjatë ditëve të fundit se mund të nisë një kundërofensivë për të rimarrë territorin në jug të vendit ndërsa Rusia ka shtuar forcat për të marrë në kontroll të gjithë rajonin lindor të Donbasit.

Ndërkohë nga ana tjetër, agjencia ruse e lajmeve Tass tha forcat ukrainase sulmuan një depo me plehra minerale dhe se një treg, spital dhe shtëpi u dëmtuan si pasojë e sulmit. Disa nga përbërësit e plehrave mund të përdoren për municion.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!