Sot në familjen e Xhensila Myrtezajit dhe Bes Kallakut është një ditë e veçantë. Vajza e tyre, Ajka feston ditëlindjen dhe mbush 4 vite. Ajo i ka ndryshuar jetën çiftit dhe nuk kishte se si të mungonte një urim nga babi Besi, i cili ka ndarë në Instagram një foto shumë të ëmbël të vogëlushes.
Ai e ka shoqëruar edhe me një urim shumë emocionues, duke i prekur të gjithë me fjalët e zgjedhura.
“Lulja ime e shpirtit, urime 4-vjetorin. Njeriu nuk e kupton kurre qe vitet fluturojne, pervecse tek femija e tij. Jane pak 4 vite, por mbase edhe shume. Fli sonte ne paqe!
E shenjta e shtrenjta ime Ajka.
Gjumi yt i bardhe si lulet e kumbulles! Frymemarrja jote sikur fryma e Zotit ne trupin e krijuar, jete jete jete. Sjellja ne jete e nje jete (femije) sillka me vete edhe jete te tjera, per mua, per nenen tende, per ata qe dine te duan dhe duan te te duan.
Gjumi yt trendafil leshon aromen e frymemarrjes tende.
Dhe sdi cte bej me gjumin tend, pervec se jam ulur dhe te lutem si ne nje vend te shenjte. U rritsh e lumtur, me Zotin bariun tend, gjumin ta mbroj une!
Edhe ? endrra me engjej pafsh! Te dua me fuqine e 1000 diejve!”, ka shkruar Besi krahas fotos së Ajkës.
View this post on Instagram
Ndërkohë të gjithë janë bërë kuriozë për urimin e mamit Xhensilës. Nuk na mbetet veçse të presim./abcnews.al