Padyshim që shumë njerëz e adhurojnë shalqirin, por shpesh nuk dinë të zgjedhin të duhurin. Megjithatë, ka disa mënyra të thjeshta që do t’ju ndihmojnë të gjeni gjithmonë shalqirin e freskët dhe të ëmbël.
Vini re pjesën e verdhë
Është pjesa e shalqirit, ku ka qenë mbështetur në tokë deri në momentin që është prerë. Tek shalqinjtë e pjekur, kjo njollë ka një ngjyrë “të verdhë kremoze” apo edhe njolla “të verdha portokalli”. Ndërsa, shalqinjtë më “të papjekur” kanë një ngjyrim më të bardhë.
Kërkoni për shenja kafe si këto
Këto shenja në shalqinj tregojnë se bletët u ulën në pikat e pjalmimit të luleve shumë herë. Sa më shumë që bletët e bëjnë këtë, aq më i ëmbël është shalqiri.
Ndani shalqinjtë “meshkuj” nga “femra”
Pak njerëz e dinë këtë, por prodhuesit i dallojnë shalqinjtë sipas “gjinisë”. Për shembull, “djemtë” janë më të mëdhenj, kanë një formë më të zgjatur dhe janë më lëng. “Vajzat” kanë një formë më të rrumbullakosur dhe janë më të ëmbla në shije.
Vini re madhësinë e shalqirit
Preferoni atë që nuk është as i madh dhe as i vogël. Zgjidhni nga ato që janë me përmasa mesatare. Por më e rëndësishmja, ndihet më i rëndë se sa duket për madhësinë e tij.
Vini re kërcellin
Nëse kërcelli është tharë, kjo do të thotë se shalqiri është gati. Nëse kërcelli është i gjelbër, kjo do të thotë se shalqiri me siguri është prerë para kohe. /abcnews.al