Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Bayern s’ka kohë për të humbur, Salihamidzic ka zbarkuar në Torino, pritet takimi me Juven për De Ligt

schedule17:15 - 11 Korrik, 2022

schedule 17:15 - 11 Korrik, 2022

Ditë të nxehta këto për të ardhmen e Matthijs de Ligt. Bayern Munich është një nga skuadrat që kërkon me ngulm shërbimet e lojtarit holendez. Skuadra bavareze është e bindur se tashmë s’ka më kohë për të humbur, teksa drejtori sportiv i gjermanëve, Hasan Salihamidzic ka zbarkuar në Torino.

Është planifikuar që këtë javë të ketë një takim me drejtuesit e Juventusit për të zgjidhur edhe çështjen e De Ligt.

Pyetjes së “Sky Sport” për situatën e holandezit, drejtori sportiv i Bayern është përgjigjur: “A ka besim për De Ligt? Le të shohim”.



Aktualisht nuk ka një marrëveshje për shitjen e holandezit, veçanërisht për vlerësimin që “Zonja e Vjetër” bën për xhevahirin e saj dhe ofertën që bavarezët janë gati të vënë në tavolinë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!