Trajneri ecën si një qen, “ushtrimi” që pretendon se ka bërë mrekulli për fizikun e tij

schedule17:15 - 11 Korrik, 2022

schedule 17:15 - 11 Korrik, 2022

Ka shumë mënyra për t’u ushtruar, por një trajner personal nga SHBA shkoi një hap më tej dhe filloi që të ecte si një qen. Ai pretendon se ka arritur rezultate të mahnitshme. Siç raporton New York Post, Nathaniel Nolan ecën çdo ditë për 30 minuta si qen.

Ai pretendon se kjo formë ushtrimi ka bërë mrekulli për aftësitë e tij fizike dhe rekomandon që të tjerët të ndjekin shembullin e tij. Trajneri shprehet se gjithçka nisi për shkak të një problemi shëndetësor me të cilin u përball pas dhimbjeve kronike të kyçeve.

“Shumë nga gjërat që bëj janë me intensitet të lartë, kështu që doja më shumë ekspozim ndaj ushtrimeve me intensitet të ulët dhe kjo është arsyeja pse fillova të stërvitem duke ecur si qen.“, tha ai. Fillimisht ai e bënte këtë ushtrim për 60 sekonda çdo ditë.

@xpmovement Reply to @zieglermonster #training #strength #movement #mobility #grip #forearm #forearms #yoga #wristpain #hands #fypviralシ゚ #shoulders #challenge #crawling #handstands #handstand #all4s #allfours ♬ original sound – Nathaniel Nolan

Më pas nisi ta rriste kohën në një minutë çdo ditë duke arritur në gjysmë ore. Nathaniel Nolan filloi menjëherë të ngarkonte video në TikTok, ku ato kanë kaluar 21 milionë shikime. Sipas tij, ky ushtrim nuk është i njëjtë me “ushtrimet e kafshëve” që përdorin gjimnastët, pasi intensiteti është shumë më i ulët.

Siç shpjegon edhe në videot që ka bërë publike, çdo ditë del “shëtitje” në park dhe madje këshillon se askush nuk duhet të turpërohet nëse vendos të zgjedhë këtë ushtrim dhe ta praktikojë në publik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!