Robert Lewandowski do të nisë para-sezonin me Bayern Munich.
Nesër, më 12 korrik, sulmuesi duhet të arrijë në lokacionin e klubit të Mynihut. Edhe drejtuesit e Bayernit presin që polaku të paraqitet në seancën stërvitore të nesërme, shkruan gazetari i Sky Sport Deutschland, Florian Plettenberg.
Pavarësisht kësaj, Lewandowski ende dëshiron të kalojë te Barcelona, por Bayern e konsideron ofertën aktuale shumë të ulët. Klubi gjerman kërkon të marrë të paktën 50-55 milionë euro për sulmuesin, kontrata e të cilit është e vlefshme deri në verën e vitit 2023, pa përfshirë bonuset. /abcnews.al/