Një sulm me raketa nga forcat ruse ka lënë deri tani 18 të vrarë në qytetin Chasiv Yar në rajonin e Donetsk.
Dhjetëra të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, ndërsa autoritetet luftojnë me kohën për të shpëtuar sa më shumë njerëz.
Lexo edhe: Putin drejt titullit Perandor? Aleatët e Kremlinit: Mos e quani president, është sundimtari ynë
Në rrjetet sociale është publikuar edhe videoja nga momenti i sulmit, ku duket raketa ruse që godet bllokun e ndërtesave civile në qytetin lindor.
The moment of the arrival of a Russian rocket into a high-rise building in the city of Chasiv Yar, Donetsk region. pic.twitter.com/0lPLq8pyzs
— ТРУХА⚡️English (@TpyxaNews) July 10, 2022
Pasi luftoi për një kohë të gjatë për të marrë qytete në rajonin fqinj të Luhanskut, konkretisht Severodonetsk dhe Lisitsansk, Rusia tani po përpiqet të përparojë më thellë në Donetsk për të vendosur dominimin e saj në lindje. /abcnews.al