Numri i viktimave nga sulmi me raketa në një bllok apartamentesh në qytetin e Chasiv Yar ka shkuar në 18, sipas autoriteteve ukrainase.
“Si rezultat i një sulmi raketor 18 persona u vranë, gjashtë persona u shpëtuan nga rrënojat, rreth 137 ton elementë të shkatërruar të shtëpisë u pastruan dhe u çmontuan”, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.
Ekipet e shpëtimit kanë vendsour kontaktme dy persona të tjerë nën rrënoja, shtoi departamenti.
Deri të dielën në mbrëmje ekipet e shpëtimit po punonin për të shpëtuar më shumë se 20 persona që mbetën të bllokuar pasi një ndërtesë banimi pesëkatëshe u shemb nga ajo që zyrtarët thanë se ishte një sulm me raketë nga Rusia. /abcnews.al
Shkon në 18 numri i viktimave nga sulmi rus mbi ndërtesat civile
schedule09:15 - 11 Korrik, 2022
schedule 09:15 - 11 Korrik, 2022