E ardhmja e Fabian Ruiz vazhdon të mbetet një enigmë . Për momentin, mesfushori i Napolit ka hequr dorë nga rinovimi i kontratës pa parë ofertat nga skuadrat e tjera.
Siç raportohet nga “Il Mattino”, në orët në vijim De Laurentiis do t’i përsërisë lojtarit se ata që duan të largohen duhet të sjellin një ofertë të përshtatshme për nevojat e klubit.
Lojtari vlerësohet rreth 20 milionë euro, përndryshe nuk do të ketë largim të tij nga Napoli. Në këtë mënyrë të gjithë skuadrat që kërkojnë shërbimet e lojtarit napolitan duhet të derdhin në arkat e klubit italian shumën e kërkuar. /f.a/abcnews.al