Shirat e rrëmbyeshëm të ditëve të fundit kanë vënë në rrezik disa prej banesave në Gjirokastër. Dy prej tyre janë gati duke u shembur në lagjen “Zinxhira” pasi prurjet e shumta të përroit të Gjokanës kanë cënuar seriozisht themelet e tyre. Përfaqësues të Bashkisë Gjirokastër kanë bërë inspektimin e zonës ku kanë konstatuar nevojën e kryerjes së menjëhershme të studimit gjeologjik të zonës dhe evakuimin e banorëve./abcnews.al
https://youtu.be/DHASqKWqMKs